Monako pezullon trajnerin Tieri Henri

Drejtuesit e Monacos kanë vendosur të pezullojë trajnerin Tierry Henry, deri në një vendim të dytë përfundimtar për të ardhmen e tij, për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës nga Principata, që renditet e parafundit në Ligue 1.

Ish-sulmuesi i njohur francez, i cili e mori detyrën në tetor, pas largimit të portugezit Leonardo Jardim, ka arritur të marrë vetëm 5 fitore në të gjitha kompeticionet prej rreth tre muajsh.

Nga kjo e premte, stërvitjen e skuadrës do ta drejtojë ndihmësi i Henry, Franck Passi.

Monaco do të luajë të shtunën në transfertën e Dijonit.

Leave a Reply