Menaxheri tetovar po bën pazar në Shqipëri dhe Kosovë

Çdo afat kalimtar sjell momente interesante dhe interes në opinion, ku sigurisht futbollistët, klubet, agjentët edhe simpatizuesit mezi presin këtë periudhë për të kryer lëvizje. Sdo mend qe secili punon për përfitimet e veta, por është kënaqësi për të parë kur dikush me punën e tij hap mundësi të reja edhe për të tjerët.

Rasti në fjalë është Bajram Lika nga Tetova, menaxher që tashmë me intenzitet të shtuar po zgjëron rrjetin e tij në pazarin e Superligës shqiptare dhe në Kosovë. Deri më tani ka shumë transferime të realizuara nga “Zhuti”, ndërsa vetëm javën e fundit të kësaj merkato ka realizuar tre lëvizje shumë të mira.

I fundit është Riste Iljovskin që i mundësoi transferimin te Luftëtari, ndërsa para tij ishte ndërmjetësues edhe i Mërgim Nezirit dhe futbollistin bullgar Angel Grançovin në Kosovë. Kënaqësia që shprehin lojtarët që i transferon Lika dhe përshtypjet e mira që i ndajnë, sigurisht se është reklam e mirë për vet manaxherin tetovar, që fiton besim te lojtarët që përmes tij duan të ndërrojnë mjedis apo të kërkojnë angazhime të reja. /InfOSport.mk

Leave a Reply