E zbulon Marsello: Bejll nuk dinë spanjollisht, kuptohemi me gjeste

Garet Bejll, pjesë e Realit të Madridit është që nga viti 2013, por edhe pas 6 vitesh në kryeqytetin spanjoll vazhdon të ketë vështirësi të mëdha në komunikim.

Një detaj të tillë e zbulon shoku i tij i skuadrës, braziliani Marsello, në një intervistë të gjatë për spanjollen ‘Marca’.

Sipas tij uellsiani vazhdon të komunikojë vetëm në gjuhën angleze. Deklarata e Marsellos vjen në moment kur janë shtuar zërat rreth të ardhmes së 29-vjeçarit uellsian.

“Tani, pasi largimit të Kristiano Ronaldos dhe Kiko Kasiljasit, nuk kam njeri tjetër pranë. Është Bejll në krahun tjetër, por Bejll nuk flet spanjisht, ne komunikojmë vetëm me gjeste.”

Konkurrenca në krahun e majtë është rritur shumë për Bejll me ardhjen e talentit brazilian, Vinicius. Për këtë arsye janë shtuar spekulimet për të ardhmen e uellsianit. Në fakt, kjo ka ndodhur shpesh edhe në të kaluarën, me Mançester Junajtedin që mbetet në “pole-position” për ta kthyer atë në Premierligën angleze. (SS)

Leave a Reply