Korabi i Mensur Nexhipit bënë dy goditje brenda ditës

Korabi që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Mensur Nexhipi ka bërë edhe dy përforcimet e fundit gjatë merkatos së janarit, duke sjellë në Dibër portierin Filip Lazarevski dhe mesfushorin Donart  Bajrami, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra dibrane stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 6-të me 18 pikë, ashtu që kjo skuadër pritet që në stinorin pranveror të luftojë për mbijetesë. Pikërisht ky fakt ka bërë që drejtuesit e skuadrës dibrane të përvelin krahët dhe të përforcojnë skuadrën në ato pozita ku trajneri Nexhipi kishte nevojë.

Rikujtojmë gjatë këtij afati kalimtarë Korabi transferoi edhe sulmuesin shkupjan, Burim Kurti, ndërsa në formë huazimi nga rradhët e FC Shkupit morri sulmuesin Musli Lika, i cili aftësitë e tij të larta realizuese i dëshmoi që në ndeshjen debutuese ndaj Gostivarit, të fituar 2:1 nga Korabi.

Leave a Reply