Nesër Shkëndija miqësore me Gostivarin

Shkëndija e Tetovës sërish do të shfrytëzojë ditën e mërkurë për një ndeshje miqësore. Kështu ka vendosur stafi teknik, që këtë rradhë kanë caktuar një miqësore me ekipin e Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e vendit të mërkurën e kaluar në Reçicë zhvilloi një miqësore me Goblenin, ndërsa për të mbajtur formën e futbollistëve të tij, sidomos atyre që kanë më pak minutazh, trajneri Osmani po vendos që të zhvillojë nga një ndeshje të këtillë, përmes të cilave do të njoftohet edhe më mirë me pjesën tjetër të skuadrës.

Rikujtojmë të dielën Shkëndija në Shkup barazoi 1:1 me Makedonija GJ.P., ndërkohë Gostivari në miqësoren ndaj Vardar Forinës me 22 shkurt kishte shënuar fitore 4:2. Dy gola për skuadrën gostivarase në këtë ndeshje kishin realizuar dy ish futbollistë të Shkëndijës, Jasir Selmani dhe Bashkim Lama, ndërsa dy të tjerët ishin shënuar nga Lavdrim Skenderi dhe Rustem Ramadani.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Gostivarit do të zhvillohet nesër në stadiumin e Reçicës, me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply