6 arbitra në ndeshjen Shkëndija-Bellasica

Të dielën në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së 21-të. Skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës dhe njëherit lider aktual në renditjen e LPFM-së, si vendas do të luaj kundër Bellasicës. Është kjo një ndeshje midis skuadrës më të mirë në vend dhe skuadrës që me shumë gjasa deri në fund të sezonit do të luftojë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Nisur nga ky fakt që për të dyja skuadrat pikët janë shumë të rëndësishme, FFM ka vendosur që këtë ndeshje ta drejtojnë plotë 6 arbitra, e ku kryesori do të jetë shkupjani, Igor Stojçevski.

Ndihmës të tij do të jenë Daniel Vasilevski dhe Nikolla Bozhinovski, arbitër i katërt do të jetë Mervin Topojani, teksa pas portës do të qëndrojnë Nikolla Kostençev dhe Nderim Tefiku.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Bellasicës të dielën (03 mars) starton në ora 14:00.

Leave a Reply