Valon Berisha nuk i përgjigjet grumbullimit të Kosovës

Valon Berisha do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për sfidën miqësore ndaj Danimarkës dhe ndeshjen kualifikuese ndaj Bullgarisë më 25 mars. Edhe pse ishte përfshirë në listë nga trajneri Bernard Challandes, mesfushori i Lazios nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi pasi ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave të futbollit për rreth një muaj.

Lajmin e ka publikuar klubi kryeqytetas që bën me dije se Berisha gjatë kësaj periudhe do të qëndrojë në Formello për të vazhduar fazën e rikuperimit dhe nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Kosovës pasi e ka të pamundur të zbresë në fushë për momentin, kjo ishte edhe arsyeja kryesore që trajneri Simone Inzaghi nuk e grumbulloi për sfidën ndaj Parmës.

 

Leave a Reply