Maqedonia me një lëvizje pozitive prej 3 vendeve në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pas dy rezultateve pozitive në dy ndeshjet e para eliminatore për Europianin e vitit 2020, fitore ndaj Letonisë dhe barazim me Slloveninë në transfertë, ka bërë një lëvizje pozitive prej 3 pozitave në renditjen më të re të FIFA-s, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia e Veriut tashmë renditet në pozitën e 68-të me 1350 pikë, apo 7 më shumë nga renditja e herës së fundit.

Nga kombëtaret që kemi në grup, Izraeli ka bërë një lëvizje pozitive prej 8 pozitave, dhe tashmë ndodhet në pozitën e 84-të, ndërkohë Austria ka zbritur plotë 11 pozita dhe tashmë renditet në vendin e 34-të.

Polonia mbetet në TOP20, Sllovenia renditet në vendin e 63-të, ndërkohë Letonia zë vendin e 134-të.

Sa u përket 10 kombëtareve më të mira në Botë, ato udhëhiqen nga Belgjika, që lë pas kampionët e Botës, Francën, pastaj Brazilin, Anglinë, Kroacinë, Uruguain, Portugalinë, Zvicrën, Spanjën dhe Danimarkën.

Leave a Reply