Paralajmrohen ndryshime të mëdha në Çampions, skuadrat angleze janë kundër

Shoqata e Klubeve Europiane ka gati një platformë ku propozohen ndryshime radikale në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Ligën e Kampionëve.

Sipas “The Times”,  kjo shoqatë ka paraqitur në UEFA kërkesën që të ndryshohet formati i kësaj gare, që do të thotë të mos ketë më 8  grupe me nga 4 skuadra, por të jenë 4 grupe me nga 8 skuadra. Në këtë formë, një skuadër duhet të luajë 14 ndeshje me sistem vajtje- ardhje, në vend të 6 ndeshjeve.

Gjithashtu, propozohet që 24 ekipe të jenë gjithmonë të kualifikuara, e ndërsa 8 vendet e tjera të mbetura të plotësohen nga ekipet e tjera “të vogla”.

Ky ndryshim i propozuar është kundërshtuar shumë nga mediat angleze, sipas së cilave kërcënon perspektivën e Premierligës.

Sipas tyre, 4 skuadrat angleze që do të marrin pjesë në këtë kompeticion do të jenë të përcaktuara dhe kjo do të bëjë që të humbasë interesi tek tifozët për të parë skuadrat e tyre deri në javën e fundit të kampionatit.

Ato i kanë interpretuar këto ndryshime, si një favorizim të skuadrave të mëdha si Juventus dhe Paris Sen Zhermen, ku shpallen fitues të “Seria A” dhe “Ligue 1” përkatësisht, shumë javë para se të mbyllet kampionati.

Leave a Reply