Ramadani dhe Feronikeli i tij shumë afër finales së Kupës në Kosovë

Gjatë ditës së sotme në futbollin kosovar në program ishin dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Feronikelit që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani shëni fitore 2:1 ndaj Ballkanit në transfertë, duke iu afruar shumë pranë finales së madhe, ku veçmë me një këmbë do të jetë Trepça ’89, që në ndeshjen tjetër gjysmëfinale si mysafir me rezultatin 4:0 mundi Vëllaznimin. Hoti dhe Manaj shënuan gjatë pjesës së parë për skuadrën mitrovicase, e cila dy golat tjerë i realizoi në 7 minutat e fundit të takimit, me autorë Kaçiu dhe Traore.

Ndërkohë më të merituar për fitoren e Feronikelit në përballjen ndaj Ballkanit në Therandë ishin Hoti dhe Zeka, ndërsa goli i Berishës i shënuar dy minuta para fundit të takimit mban gjallë shpresat e tyre se në ndeshjen e kthimit në Drenas mund të bëjnë befasinë dhe të kualifikohen për në finalen e madhe, që në program do të jetë me datë 1 maj.

Leave a Reply