Dështimet e Guardiolas në Ligën e Kampionëve

Një eliminim infarkt i Mançester Sitit nga Totenhami vetëm se vazhdoi serinë negatove të Pep Guardiolas në Ligën e Kampionëve Europian, shkruan “infOSport.mk”. Strategu spanjoll i “pasanikëve” nga Mançesteri për herë të fundit trofeun më të rëndësishëm europian në nivel klubesh e kishte fituar gjatë vitit 2011-të, kur me Barcelonën në finale kishte mundur Mançester Junajtedin.

Që nga ajo kohë Pep Guardiola nuk ka arritur që të ngre lartë trofeun, edhe përkundër faktit se ka udhëhequr skuadra gjigande si Bajern Munihu dhe Mançester Siti, që gjithnjë shihen si favoritë në Ligën e Kampionëve.

Pas titullit të vitit 2011-të me Barcelonën, Guardiola 4 herë me rradhë ishte eliminuar në gjysmëfinale. Për herë të fundit një gjë e tillë i kishte ndodhur me Bajernin e Munihut gjatë sezonit 2015/2016, kur ishin eliminuar nga Atletiko Madridi.

Gjatë vitit 2016-të, strategu spanjoll morri drejtimin e Mançester Sitit, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur të paktën të luaj në gjysmëfinale.

Në sezonin e tij të parë në krye të Sitit, Guardiola u eliminua që në 1/8 e finales nga Monako. Një vit më vonë “citizens” u eliminuan në çerekfinale nga Liverpulli, ndërsa këtë vit nga një skuadër tjetër angleze, ajo e Totenhamit, transmeton “infOSport.mk”.

Në anën tjetër “spërsat” do të luajnë në një gjysmëfinale për herë të parë pas plotë 57 viteve. Kjo është periudha më e gjatë e abstenimit mes dy pjesëmarjeve në këtë fazë të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Rekordin e deritanishëm e mbante Atletiko Madridit, – 40 vite në mes gjysmëfinales së vitit 1974 dhe asaj të vitit 2014-të.

Leave a Reply