Alioski me Lidsin sonte luajnë gjysmëfinalen e plej of-it për Premier Ligë

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski me skuadrën e tij Lids Junajted do të luajnë sonte ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Derbi Kaunti në kuadër të plej of-it në Çampionship të Anglisë. Ndeshjen e parë Lidsi e fitoi në fushë mysafire me rezultat 1:0, ndërsa sonte nga ora 20:45, do të presin kundërshtarët e tyre pranë publikut të tyre.

Nëse Alioski me Lids Junajtedin arrijnë të eliminojnë Derbi Kauntin, në finalen e madhe për rikthim në Premier Ligë do të përballen me Aston Vilën, që në gjysmëfinalen tjetër eliminoi Uest Bromviq Albionin. /SHENJA/

Leave a Reply