Shkupi të dielën luan për “Shvercerat” dhe Europën! (VIDEO)

Fitimi i trofeut të Kupës së Maqedonisë nga ana e Akademia Pandevit ka bërë që sezoni të mbyllet me një derbi të vërtet dhe ajo do të luhet të dielën në stadiumin “Todor Proeski” ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit të vlefshëm për xhiron e 36-të dhe të fundit për këtë sezon në LPFM. Lufta është për Europë dhe pozitën e katërt, që të dyja skuadrat e pretendojnë, me Rabotniçkin që ka epërsinë prej 1 pike në renditjen tabelare dhe që të dielën luan në stadiumin e saj, ndërsa vetëm me një barazim mund ta ruajnë vendin e katërt që i nxjerr në Europë. Ndërkohë skuadra e Shkupit shihet pranë një sfide tepër të vështirë, por që me çdo kusht e dëshiron vetëm fitoren dhe për herë të dytë radhazi të gëzojë tifozët e saj me kualifikim në garat Europiane.

“Vazhdimisht kam qenë në emisionet e juaja që e kam thënë, që ambiciet e tona për këtë sezon janë të sigurohet mbijetesa sa më shpejt. Ishte një kampionat shumë i vështirë dhe e parashikonim se do ishte kështu. Një xhiro parafundit e siguruam mbijetesën, por e kemi thënë se nëse na vjen shansi për Europë nuk e lëshojmë ashtu siç e patëm edhe sezonin e kaluar. Tani vërtetë është një ndeshje si finale, por ne jemi Shkupi, kemi luajtur shumë finale dhe kemi dal fitues në finale dhe kemi dal fitues në ndeshje vendimtare, ku edhe vjet ishmi në një situatë të tillë, ku në katër ndeshjet e fundit arritëm t’i bëjmë katër fitore. Këtë sezon na duhet vetëm kjo dhe besoj se në atë stadium kemi dalur shumë herë kokën lartë, me shumë trofe dhe besojë që edhe këtë ndeshje do të dalim fitues dhe do t’i gëzojmë të gjithë tifozët që do të na presin këtu”shprehet drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.

“Gjatë këtyre 10 ndeshjeve të fundit ne e kemi cekur se vendin e katërt e dëshirojmë.  Luajmë një ndeshje vendimtare me konkurentin direkt kundër Rabotniçkit, luajmë si mysafir, e dijmë të gjithë lojtarët rëndësinë e kësaj ndeshje,  fitorja është opsioni i vetëm për ne dhe duhet që ekipi i jonë të jetoj këto ditë me bindjen se do t’ia dalim”, ka thënë kapiten i FC Shkupit, Muharem Bajrami. 

Ndërkohë, kur të gjithë ishin të mobilizuar si tifozët, por edhe publiku i rëndomtë për të përkrahur Shkupin në këtë transfertë mjaftë të rëndësishme. Të enjten doli ndalesa nga ana ekipit nikoqir, me Rabotniçkin që ka mbyllur stadiumin për shkaqe sigurie dhe kanë marrë vendim që ndeshja më derbi të zhvillohet pa publik. Nga tabori i Çairit, këtë hap të “romantikëve” e vlerësojnë si lloj frike dhe mjerrim për futbollin.

“Ajo vetëm tregon një frikë nga ana e tyre, që e bënë në këtë stil që ta mbyllin stadiumin, ku nuk do të ketë bileta as për publikun e thjeshtë dhe do të luajm si në një teatër, do të luajmë për policinë dhe për kryesitë e klubeve. Është mjerrim kjo dhe për të ardhur shumë keq. Por nuk do të jetë minus për ne, pasi ne jemi përgatit maksimalisht, kemi lojtar që do të luajnë për të fituar këtë ndeshje dhe besoj plotësisht në futbollistët që do të arrijnë fitoren”tha drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.  

Shkupi përballë Rabotnickit do të jetë i kompletuar pa ndonjë mungesë eventuale, me të gjithë futbollistët që do të jenë në dispozicionin e trajnerit Umit Karan, ndërkohë që hendikep i vetëm mbeten vetëm “Shvercerat”, të cilët gjithmonë kanë qenë lojtari i 12-të i Shkupit.  

“Sa i përket ekipit, është komplet, pa kartona dhe pa ndonjë lëndim. Jemi maksimalisht të përgatitur, besoj që për ekipin tonë është shumë me rëndësi e sidomos për futbollistët e rinjë sepse ekipi jonë është përbërë me shumë futbollistë të rinjë që të luajmë në Europë. Secili lojtarë i jonë është maksimalisht i përgatitur që ta jep më të mirën nga vetja në këtë ndeshje të fundit, që unë e kisha quajtur një finale të vërtet, do të kemi një stadium të mirë, fusha do të jetë e mirë për një lojë të mirë që t’ia dalim mbarë dhe ti gëzojmë “Shvercerat” dhe publikun e Çairit. Sa i përket tifozëve, ata gjithmonë kanë qenë lojtari i 12-të i ekipit, unë e kisha bindjen se do t’i kemi në tribuna, por ekipi i Rabotniçkit ka vendosur që të mos udhëtojnë. Për mua jo e mirë, sepse futbolli luhet për tifozë. Një mungesë e madhe, por ne do të japim maksimumin, pikërisht për tifozët tanë që nuk do të jenë në tribuna”,ka thënë kapiten i FC Shkupit, Muharem Bajrami. 

Rabotniçki-Shkupi do të luhet të dielën në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 16:30.

🗣 Omer Bunjaku dhe Muharem Bajrami: Fitorja opsion i vetëm ndaj Rabotniçkit! ⚽️⬇️SHKUPI LUAN PËR "SHVERCERAT" ⚪️🔵

Публикувахте от Sportmania в Петък, 24 май 2019 г.

Leave a Reply