Salah: E kemi merituar më shumë se çdo skuadër tjetër

Liverpool ka mposhtur Tottenham në finalen e madhe të Champions League. Një nga lojtarët që ka shkëlqyer gjatë gjithë sezonit është Mohamed Salah. Pas ndeshjes, ky ishte reagimi i tij:

“Të gjithë janë të lumtur tani, më vjen mirë që luajta finalen e dytë radhazi dhe këtë herë nga fillimi deri në fund.

Të gjithë dhanë më të mirën sot, nuk kishte paraqitje të madhe individuale, por i gjithë ekipi ishte i pabesueshëm. Të shohim se çfarë do të sjellë VAR sezonin e ardhshëm.

Kam sakrifikuar shumë për karrierën time, të shkosh nga një fshat në Kairë dhe të jesh një Egjiptian në këtë nivel është diçka e pabesueshme për mua.”

Ndërsa kjo është deklarata e Trent-Alexander Arnold.

“Është e vështirë të them se çfarë ndjej tani. Sezoni që kemi pasur, e kemi merituar më shumë se çdo skuadër tjetër.

Kemi arritur diçka të veçantë. Unë jam një djalë i thjeshtë nga Liverpool të cilit iu realizua ëndrra.”

Leave a Reply