Rabotniçki i hakmerret Shkupit

Rabotniçki i është hakmarrë FC Shkupit për disfatën në ndeshjen e fundit të edicionit të kaluar, kur “bardhekaltërit” nga Çairi arritën që të sigurojnë një vend për në Europë, njofton “infOSport.mk”.

2:0 ishte rezultati final i takimit të sotëm për Rabotniçkin, skuadër kjo që në këtë mënyrë arriti edhe deri tek fitorja e parë në sezonin e ri futbollistik.

Edhe pse skuadra nga Çairi ishte skuadër më e mirë dhe sulmonte më shumë, në fund të besuarit e trajnerit Aleksandar Vlaho shfrytëzuan në maksimum rastet e tyre, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Sulmuesi Ivan Markoviç në minutën e 23-të kaloi në epërsi Rabotniçkin. Ai shumë mirë reagoi pas një harkimi në zonë nga rivënia e këndit dhe me një goditje gjysëm volej arriti që të mposhtë portierin Tulio.

Paraprakisht në minutën e 19-të FC Shkupi me anë të Ilieskit qëlloi traverzën, ndërsa në pjesën e dytë “bardhekaltërit” u kanosën sërish, kësaj rradhe me anë të brazilianit Serzhinjo (52’, 85’), ndërsa nuk munguan edhe tentativat e Marin Jurina dhe Muharem Bajramit, që nuk i’a arritën qëllimit për të shënuar atë gol të barazimit.

Dhe kur nuk shënon, atëherë vjen dënimi, ndërsa kjo ju ndodhi edhe “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët në minutën e 5-të shtesë pësuan edhe golin e dytë, që mban firmën e Dimitar Todorovskit.

Pas dy xhirove dy skuadrat shkupjane kanë nga 3 pikë, ndërsa gjatë ditës së nesërme në program janë edhe 4 takimet tjera të javës së dytë, ku Shkëndija do të jetë mysafir i Sileksit, Renova do të mirëpret Struga Trim Lumin, Boreci do të jetë nikoqir i Vardarit, ndërkohë në terrenin kryesor të kompleksit pranë FFM-së, Makedonija GJ.P do të luaj kundër Akademia Pandev, në një reprizë të finales së Kupës të edicionit të kaluar.

Leave a Reply