Drita pëson disfatën e parë, Gostivari fiton derbin ndaj Vëllazërimit

Drita e Bogovinës ka pësuar disfatë 3:1 në transfertën ndaj Pelisterit. Për skuadrën tetovare ishte kjo disfata e parë në sezonin e ri në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa në anën tjetër fitorja e dytë për skuadrën nga Manastiri, që shihet si një ndër skuadrat kandidate për inkuadrim në ligën e parë.

Gostivari falë golave të shënuar nga Iljaz Çilafi (18’) dhe Ylber Alili (43’), pa shumë probleme mundi Vëllazërimin e Kërçovës, te e cila skuadër gjatë pjesës së dytë debutoi Shaban Sulejman.

Fitore identike (2:0) regjistroi edhe Korabi ndaj Ohrit. Bleron Muça në minutën e 41-të shënoi golin e parë për skuadrën dibrane, ndërsa fitoren e parë të këtij sezoni ua siguroi Ujkan Muça, me golin e realizuar në minutën e 88-të.

Në Strugë, Labunishta me një gol të hershëm të Antonio Kalanoskit (3’) mundi minimalisht 1:0 Vardarin nga Forina, ndërsa me po të njëjtin rezultat Skopje mundi Kadinon në derbin lokal. Golin e vetëm për skuadrën nga Hekurana e realizoi Dejan Markoski në minutën e 80-të.

LDFM – Perëndim, Java 3

Gostivari 2:0 Vëllazërimi
Korabi 2:0 Ohrid
Labunishta 1:0 Vardar Forinë
Kadino 0:1 Skopje
Pelisteri 3:1 Drita

Leave a Reply