Caktohen emrat e arbitrëve, ja kush referon ndeshjet, FC Shkupi-Vardari dhe Renova-Shkëndija

Komisioni i arbitrëve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur listën e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 6-të në LPFM, që në program janë të mërkurën, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj derbin mes rivalëve të vjetër të Shkupit që do të zhvillohet në Çair, midis FC Shkupit dhe Vardarit do ta drejtojë Vasko Mavrov nga Strumica, teksa derbin e skuadrave shqiptare nga Tetova, ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës do ta drejtojë Marjan Eckoski nga Ohri.

Shkupjani Dejan Jakimovski është caktuar për ndeshjen midis Struga Trim Lum dhe Akademia Pandevit, në Kratovë në ndeshjen midis Sileksit dhe Borecit do të referojë, Aleksandar Grujoski nga Kërçova, ndërkohë derbin e dytë lokal mes skuadrave shkupjane, atë midis Rabotniçkit dhe Makedonija GJ.P në arenën “Todor Proeski” do ta drejtojë Marjan Mlladenovski.


Lista e plotë e arbitrëve për ndeshjet e javës së 6-të në LPFM


 

Leave a Reply