Zyrtare, FIFA zgjodhi trajnerin më të mirë të vitit

FIFA ka zgjedhur trajnerin më të mirë të vitit, e që me shumë të drejtë ai është, Jurgen Klop.

Gjermani doli fitues në konkurrencë të dy homologëve të tij nga Premierliga, Mauricio Poçetinon e Totenhamit, dhe Pep Guardiolan e Mançester Sitit.

Klop sezonin e kaluar ishte fantastik me Liverpullin, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve, teksa në Premierligë e mbylli si nënkampion, edhe atë me vetëm një pikë më pak se Mançester Siti.

Natyrisht se ky çmim i fituar do t’i jap më shumë motiv gjermanit që ta përsëris edhe këtë vit suksesin e sezonit të kaluar, madje duke rikthyer titullin e Premierligës në “Enfilld Roud”, gjë të cilën e ëndërrojnë shumë tifoz të Liverpullit.

Sezonin e ri Jurgen Klop e ka nisur shumë mbarë, pasi në 6 xhirot e para me Liverpullin e tij ka shënuar po aq fitore, duke lënë pas vetes kampionët në fuqi të Sitit.

Leave a Reply