Shaqiri: Kupa e Botës për klube është një ndjenjë e papërshkruar

Të jesh pjesë e Kupës së Botës për klube është një ndjenjë e papërshkruar, thotë mesfushori shqiptarë i Liverpullit, Xherdan Shaqiri. Ky i fundit me ekipin e tij, Liverpullin, do të jenë pjesë të këtij eventi si kampion të Europës, ndërsa ambiciet e tyre janë që në Angli të rikthehen edhe me këtë trofe, pas atij të Ligës së Kampionëve dhe SuperKupës së Europës.

“Kupa e Botës për klube është e veçantë, pasi në të luan me skuadra dhe kombësi të ndryshme. Thjeshtë kjo është një ndjenjë e papërshkruar. Mund ti ndodh çdo njërit që të luaj, mirëpo kur të jepet mundësia, duhet ta shfrytëzosh në maksimum. Unë e kam bërë me Bajernin e Munihut dhe mund të them se është diçka e papërshkruar. Ky trofe është shumë i rëndësishëm edhe për klubin” – është shprehur Shaqiri.

“Do të bëjmë çmos për ta fituar. Na pret një kohë e bukur dhe ekipe të mira, ashtu që ne pranojmë sfidën. Shpresojë që të kënaqemi gjatë qëndrimit tonë dhe të fitojmë. Dëshirojmë që në Liverpull sërish të rikthehemi me trofe” – ka përfunduar Shaqiri.

Leave a Reply