ZYRTARE, Asani vazhdon karrierën në Suedi

Jasir Asani edhe zyrtarisht karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Suedi, te një ndër skuadrat më të njohura AIK Stokholm, njofton “infOSport.mk”. Lajmin për portalin tonë e konfirmoi edhe vetë menaxheri i futbollistit shkupjan, Aleksandar Jovkov, i cili shkurtimisht na njoftoi se Asani me gjigandët suedez ka nënshkruar kontratë për dy vite, me opcion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

Megjithatë kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi vetëm gjatë muajit qershor, ndërsa duke filluar nga janari i vitit 2020 Asani do të luaj në formë huazimi te AIK Stokholm.

Kësisoj ai me Partizanin do të zhvillojë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij viti kundër Teutës dhe Vllaznisë.

Në këtë mënyrë, Asani largohet nga Shqipëria pasi arriti të fitonte titullin kampion me Partizanin dhe duke qenë një nga më të rëndësishmit te skuadra nga kryeqendra shqiptare.

Leave a Reply