E bujshme, Rrahmani transferohet te Napoli

Amir Rrahmani ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, teksa ka vendosur ti bashkohet skuadrës së Napolit, njofton “infOSport.mk”. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka dhënë dritë jeshile për transferimin e tij nga Verona te skuadra “napolitane”, aty ku do të gjejë kapitenin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Rikujtojmë Rrahmani vetëm 6 muaj më parë u transferua në “Serie A” te skuadra e Veronës, edhe atë nga rradhët e gjigandëve kroat të Dinamo Zagrebit, ndërsa tashmë ka bërë edhe hapin e tij të madh, duke u bërë pjesë e një ndër skuadrave më të njohura italiane.

Për shërbimet e Rrahmanit, Napoli thuhet se do të paguajë 15 milion euro, ndërsa i njëjti do të ketë mundësinë që të luaj kundër Barcelonës në ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Rrahmani shumë shpejtë u adaptua në futbollin italian, ndërsa te Verona u shndërrua në një lider kryesor në mbrojtje së bashku edhe me shqiptarin tjetër, Kumbulla, për të cilin interes ka shfaqur Milani.

Leave a Reply