Rabotniçki ndahet me sulmuesin e saj kryesor!

Sulmuesi serb Ivan Markoviç më nuk do të jetë pjesë e Rabotniçkit. 25-vjeçari “romantikëve” iu bashkua gjatë verës, ndërsa brenda stinorit vjeshtorë me 5 gola të shënuar në 17 ndeshje rezultoi të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës së Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Marrëveshja e Markoviç me Rabotniçkin ishte deri në fund të sezonit, mirëpo me ardhjen e trajnerit të ri, Ratko Dostaniq, erdhi edhe deri te ndarja e parakohshme.

Me largimin e tij, Rabotniçki ka humbur një sulmues shumë cilësorë, i cili gjatë karrierës së tij përveç në vendlindjen e tij (Serbi), kishte luajtur edhe në Poloni, Bullgari, Greqi, Korenë e Jugut dhe Suedi.

Rikujtojmë Rabotniçki pjesën e parë të sezonit 2019/2020, e kishte mbyllur në pozitën e fundit me vetëm 15 pikë, 5 më pak se skuadra e vendit të 8-të, Boreci.

Leave a Reply