Milani dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për mbrojtësin Todibo

Media të ndryshme në Itali pohojnë se Barcelona dhe Milani kanë arritur marrëveshje për transferimin e Zhan Kler Todibo te skuadra nga Milano.

Mbetet vetëm që francezi të jap pëlqimin e tij. Për shërbimet e tij interes ka shfaqur edhe skuadra gjermane e Bajer Leverkusenit, mirëpo me shumë gjasa Todibo do të zbarkojë në “San Siro”.

Në rast se mbrojtësi francez pranon ofertën e Milanit, ai do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, ndërsa në fund të sezonit “rossonerët” do të kenë mundësinë që të blejnë kartonin e tij për shumën e 20 milion eurove.

Në marrëveshjen mes dy klubeve nuk do të ketë klauzolë, e cila do ti mundësonte Barcelonës për të rikthyer atë për një shumë të caktuar.

Todibo mbushi 20 vjet dje (30 dhjetor). Barcelona e transferoi atë gjatë janarit të këtij viti nga rradhët e skuadrës franceze të Tuluz, për shumën e 1 milion eurove.

Todibo me fanellën e Barcelonës zhvilloi vetëm 3 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa hapësirat e pakta me fanellën e skuadrës “katalunase” kanë shtyrë francezin për të menduar largimin nga “Kamp Nou”.

Leave a Reply