Angli, shkëlqejnë talentët shqiptarë, Broja dhe Dobra

Dy talentët shqiptarë, Armando Broja dhe Armando Dobra kanë rezultuar deçiziv në fitoret e skuadrave të tyre tek grupmoshat U23 në “Premier League 2”.

Të dy futbollistët “kuqezi” kanë gjetur rrjetën për skuadrat e tyre, Çelzin, respektivisht Ipsuiçin.

Broja bëri një ndeshje shumë të mirë për Çelzin U-23, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj moshatarëve të Totenhamit.

Broja golin e vetëm për “blutë” e Londrës e realizoi në minutën e 82-të, duke i siguruar në këtë mënyrë pozitën e parë skuadrës së tij në “Premier League 2”.

Edhe Armando Dobra gjeti rrjetën në fitoren 3:1 të skuadrës së tij Ipsuiç U-23, në udhëtim te Çarlton U-23, teksa futbollisti shqiptarë realizoi golin e dytë në minutën e 83-të.

Lajm i mirë ky për trajnerin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe për Edoardo Rejën, që dalë nga dalë mund të mendojë edhe për rifreskimin e ekipit “kuqezi”.

Leave a Reply