FC Shkupi huazon Likën dhe Esatin te Gostivari

FC Shkupi gjatë ditës së sotme nën dirigjimin e trajnerit Qatip Osmani, nisi përgatitjet për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri i vetëm ishte Jakup Berisha, i cili ditë më parë u prezantua nga ana e drejtuesve të klubit, ndërsa përveç 3 largimeve të paralajmëruara, Mevlan Adilit, Bojan Gjorgjievskit dhe Alban Miftarit, në grumbullimin e parë të “bardhekaltërve”, munguan edhe Musli Lika dhe Xhemail Esati.

Që të dy, siç mëson “infOSport.mk”, stinorin pranveror do të luajnë në formë huazimi te Gostivari, ndërsa ditëve në vijim krerët e skuadrës nga Çairi pritet të fillojnë me prurjet e reja, që do i plotësonin ato boshllëqe të krijuara pas këtyre largimeve.

Leave a Reply