3 largime, 3 afrime, Pelisteri nisi përgatitjet për stinorin pranveror

Një ndër skuadrat më të njohura në futbollin vendor, Pelisteri, që aktualisht garon në Ligën e Dytë – Perëndim, sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Emra të ri te Pelisteri, janë Aleksander Borha Kordoba, Bllagoja Spirkoski dhe Nexhmi Ferati, ndërkohë nga kjo skuadër janë larguar Aleksandar Nedanoski, Mirko Simjanovski dhe Ive Trifunovski.

Fazën e parë të përgatitjeve, Pelisteri do ta zhvillojë në Manastir, ndërsa më pas pritet që të “gjelbrit” të transferohen jashtë qytetit të tyre, kur edhe do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore.

Pelisteri stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli si lider me 31 pikë, ashtu që kjo skuadër në pranverë futet me ambicie për tu rikthyer në mesin e më të mirëve.

Leave a Reply