Milani me Ibrahimoviçin frymon ndryshe (VIDEO)

Buzëqesh Milani, buzëqeshin gjithë tifozët milanist, kjo falë magjistarit Zlatan Ibrahimoviç, i cili “luajti” edhe rolin e “trajnerit”. Ai para fillimit të takimit kishte kërkuar nga trajneri Pioli që të nis takimin në sulm bashkë edhe me brazilianin Leao, dhe kishte plotësishtë të drejtë, pasi pikërisht që të dy bashkë i sollën fitoren Milanit në transfertën kundër Kaljarit, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e javës së 19-të, Milani shënoi fitore me rezultatin 2:0, me të dy golat që u shënuan gjatë pjesës së dytë.


GOLAT NGA NDESHJA KALJARI-MILAN, NDIQI KËTU.


I pari që shënoi ishte braziliani Leao, i cili mjaft mirë arriti që të pranojë një asist nga ana e Kastilehos në zonën kundërshtare, ndërsa i ndihmuar nga një devijim i njërit prej mbrojtësve të Kaljarit, arriti që të mposhtë portierin vendas, Olsen.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e parë të pjesës së dytë, ndërsa në minutuën e 64-të i erdhi rradha edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili si një goleador i lindur, topin e pasuar nga ana e Teo Hernandez, e goditi me të parën, duke e çuar edhe për herë të dytë në rrjetën e Kaljarit.

Doli të jetë ky goli i fundit i këtij takimi, që njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Kaljari 0, Milani 2.

Për “kuqezinjtë” ishte kjo fitorja e parë pas 3 ndeshjeve, me ç’rast skuadra e Piolit tashmë renditet në pozitën e 8-të me 25 pikë, 4 më pak se Kaljari që mban pozitën e 6-të.

Leave a Reply