Dalçeski mbetet sërish në Strugë!

Aleksandar Dalçeski ditë më parë vendosi të ndajë rrugët me Struga Trim Lum, mirëpo i njëjti vazhdon të mbetet i lidhur me qytetin e Strugës, pasi karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te ekipi i Labunishtit, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori 28-vjeçar do të jetë një përforcim i madh për ekipin e Ligës së Dytë – Perëndim, që pretendon dy vendet e para dhe inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Dalçeski bëhet emri i tretë i ri në rradhët e skuadrës së Labunishtit, pas dy shkupjanëve të talentuar, Donart Bajramit dhe Sumer Hasan.

FK LABUNISHTA 2011 go dovede i tretoto zasiluvanje vo ovoj zimski period. Stanuva zbor za nash poraneshen igrac…

Публикувахте от FK LABUNISHTA 2011 в Петък, 10 януари 2020 г.

Dalçeski te Struga Trim Lum erdhi verën e vitit 2018-të, kur si futbollistë i lirë iu bashkua skuadrës strugane, për të cilin gjatë stinorit vjeshtorë në LPFMV zhvilloi 11 ndeshje.

Ndryshe karrierën e tij Dalçeski e kishte nisur te skuadra e Ohrid 2004, që më pas të luaj me Metalurgun, kur kjo skuadër luante një rol të rëndësishëm në Ligën e Parë, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e skuadrave Mladost Carev Dvor dhe Bregallnica Shtip, transmeton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo hera e parë që ai do të veshë fanellën e Labunishtit, skuadër kjo që pa dyshim ka përfituar në kualitet në repartin e mesfushës.

Leave a Reply