KH Rinia organizon turneun “Arsim Idrizi 2020”

Me 25 dhe 26 janar klubi i hendbollit Rinia do të organizojë turneun Memorial “Arsim Idrizi 2020”.

Ky turne do të mbahet në kujtim të hendbollistit Arsim Idrizi që humbi jetën pas një sëmundje të rëndë. Turneu do të zhvillohet dy ditë dhe do të marrin pjesë katër ekipe sk Vëllaznimi, Elbasani, Trepça dhe nikoqiri Rinia.

Ndeshjet e këtij turneu do të luhen në sallën sportive pranë shkollës fillore “7 marsi” në Çair.

Leave a Reply