Rikthim spektakolar i Konor, irlandezi hodhi në tapet Cerrone vetëm pas 40 sekondave (VIDEO)

Konor MekGregor ka pasur një rikthim spektakolar në luftërat e UFC, teksa në orët e para të ditës së sotme në Las Vegas të SHBA-ve mposhti me “Knock out” kundërshtarin e tij, Donald Cerrone.

Irlandezi i ka dhënë një goditje të fortë me shkelm në kokë rivalit, duke e tronditur.

Më pas ai përfundoi pranë rrjetës së hekzagonalit dhe McGregor nuk i kurseu grushtet mbi kundërshtarin, i cili rezistoi vetëm 40 sekonda.

Cerrone nuk e priste këtë start të furishëm të irlandezit, që dukej në formë të jashtëzakonshme dhe e meritoi fitoren.

Për MekGregor ky është suksesi i 22-të në karrierë, ku ka edhe 4 humbje, derisa për Cerrone kjo ishte humbja e 14-të, ku ka edhe 36 fitore.

Leave a Reply