Muriqi në element, asiston, shënon dhe me të kuq lojën përfundon (VIDEO)

Vedat Muriqi vazhdon të jetë protagonist në fitoret e Fenerbahçes, teksa sot ndihmoi këtë të fundit për të shënuar fitore në udhëtim ndaj Gaziantepspor me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Muriqi në këtë ndeshje provoi gjithçka. Ai fillimisht asistoi në golin e Maks Krushe në minutën e 51-të, në të 80-të u ndëshkua me të verdhë, në minutën e 92-të shënoi golin e dytë për Fenerbahçen, ndërsa në minutën e 95-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, që automatikisht të përjashtohet nga loja krejt fare në fund.


GOLAT NGA NDESHJA GAZIANTEP – FENERBAHÇE, NDIQENI KËTU.


Për Muriqin ishte ky goli i 11-të sezonal në gjithsej 17 ndeshje, ndërsa për Fenerbahçen fitorja e 10-të sezonale, që e ngjet këtë skukadër në pozitën e tretë me 34 pikë, 3 më pak se liderët e Sivaspor, që kanë edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply