Interi vjen me 3 transferime “bombë”!!!

Skuadra e Interit po ngec me Juventusin në luftën për titullin e kampionit në “Serie A”, ndërsa për të mos ndodhur një gjë e tillë, drejtuesit e skuadrës nga “Xhuzepe Meaca” po mendojnë seriozisht përforcimin e skuadrës. Kështu “zikaltërit” kanë konfirmuar bisedimet me Kristian Eriksen, Olivie Zhiru dhe Viktor Muses.

Mesfushori danez i Totenhamit, është synimi kryesor i skuadrës së trajnerit Antonio Konte, i cili gjithashtu preferon edhe dyshen Zhiru-Moses, të cilët i kishte te Çelzi.

Xhuzepe Marota ka treguar se ata kanë filluar bisedimet me agjentin e Kristian Eriksen, i cili tashmë disa muaj po lidhet me një kalim të mundshëm te ekipi “zikaltër”.

Marota gjithashtu ka pranuar se Interi ende është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të dyshes së Çelzit, Olivie Zhiru dhe Viktor Moses, me këtë të fundit që aktualisht po luan në formë huazimi te Fenerbahçe në Superligën turke.

 

Leave a Reply