Rivaliteti mes klubeve të futbollit amerikano-jugor njihet për frymën e ashpër dhe përplasjet e dhunshme mes tyre.
Megjithatë, në kampionatin e futbollit të shtetit të Santa Karinës në Brazil, një tifoz i skuadrës së Figuerenses zbriti nga shkallët e stadiumit dhe hyri në fushë për të goditur njërin prej lojtarëve të Avait, pasi ky i fundit i provokoi gjatë takimit.
Ai kaloi para pankinës së ekipit kundërshtar, por portieri i Avait arriti ta ndalonte dhe ta shtrinte në fushë.
Në këtë moment ndërhynë futbollistët e Avait që tentuan ta godisnin tifozin e Figuerenses, por shoku i tyre i skuadrës u bëri shenjë që të mos e godisnin dhe të largoheshin.
Më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi tifozin bashkë me një grup personash të tjerë.