ZYRTARE, Kuman trajner i ri i Barcelonës

Ronald Kuman është emëruar trajner i ri i Barcelonës. Holandezi me ish skuadrën e tij ka firmosur kontratë dy vjeçare. Ai që të hënën kishte precizuar të gjitha detajet me drejtuesit e skuadrës “katalunase”, të cilët shpresojnë se me Kuman, gjërat do ndryshojnë në të mirë.

Kuman prishi kontratën me kombëtaren holandeze, për të marrë drejtimin e Barcelonës, aty ku do të pasojë Kike Setien, i cili u shkarkua menjëherë pas disfatës turpëruese 8:2 nga Bajerni i Munihut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Përveç me Kuman, drejtuesit e Barcelonës, gjithashtu ishin në bisedime edhe me Mauricio Poçetinon, Çavi Hernandez si dhe trajnerin e ekipit të tyre të dytë, Garsia Pimienta. Në fund vendosën për 57-vjeçarin, Kuman, i cili do të ketë një detyrë të vështirë, për të bërë një revolucion të vërtetë në skuadër, ku pritet që të largohen shumë futbollistë.

Prezantimi zyrtarë i Ronald Kuman pritet të ndodh sot me fillim në ora 18:00.

Ja si pritet te duket Barcelona me Ronald Kuman ne krye…

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 19 август 2020 г.

Leave a Reply