Payet shënon gol nga një “kënd i vdekur” (VIDEO)

Futbollisti francez, Dimitri Payet ka shënuar një nga golat më të bukur të këtij sezoni. Francezi realizoi nga një “kënd i vdekur” në ndeshjen e javës së 23-të në Ligue 1 ndaj Sent Etien.

Mesfushori i Marsejës e kaloi topin nga krahu, për të shkuar më pas nga rivënia e këndit. Payet arriti të mënjanonte mbrojtësit kundërshtarë me një driblim spektakolar, duke kaluar në epërsi skuadrën e tij që në minutën e 7-të.

Në rrejtët sociale goli i tij është bërë viral, derisa tifozët e vlerësojnë shumë teknikën e 32-vjeçarit në këtë gol.

Marseja në fund shënoi fitore 2:0 ndaj Sent Etien, teksa goli i dytë mban firmën e Radonjiç (85’).

Leave a Reply