Sasuolo firmos kontratë me një reper të njohur

Klubi i Sassuolos ka nënshkruar një kontratë profesioniste me mbrojtësin 18-vjeçar Arabat Noor, që njihet nga pak njerëz me këtë emër, por që ka miliona ndjekës në “Youtube”, me emrin e artit Dinor Rdt, pasi është një rreper mjaft i famshëm tashmë.

Ka qenë vetë i riu maroken ai që ka njoftuar nëpërmjet një postimi me emrin Arabat Noor se ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me klubin italian, ndërsa fillimisht pritet të angazhohet me skuadrën e moshave të Sassuolos.

Po në të njëjtën kohë, në Instagramin me emrin Dinor Rdt ka njoftuar edhe këngën e tij më të re, që brenda pak kohësh ka arritur të marrë më tepër se 26 milionë klikime në Youtube, ndërsa fama e marokenit pritet të ndihmojë edhe klubin italian.

Leave a Reply