S’ndalet KV “Universiteti i Tetoves”, firmosin me reprezentuesin e Malit të Zi

Klubi i Volejbollit “Universiteti i Tetovës” vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato, duke siguruar përforcimin e madh të rradhës. Pasi disa ‘goditjeve’ paraprake, sot konfirmohet lajmi për angazhimin e një reprezentuesi të Malit të Zi. Vladimir Bojiç është lojtari i ri që firmos me KV “Universiteti i Tetovës”, me këta të fundit që fitojnë një përvojë të madhe në angazhimin e volejbollistit cilësorë që ka luajtur në kampionate të forta si Katari, Serbia, Mali i Zi etj. Te KV “UT”, Bojiç vjen nga rradhët e Budvës.

Me angazhimin e përforcimit të fundit dhe atyre paraprake, KV Universiteti i Tetovës përfundimisht formon përbërje shumë cilësore që automatikisht nxjer në pah kandidaturën e tyre për titullin kampionit në elitën e volejbollit të Maqedonisë Veriut.

Leave a Reply