Osmani: Shkupi do të luftojë për Europë! (VIDEO)

Skuadra e Shkupit ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe ditën e sotme është rikthyer në kryeqytet. Pas 15 ditëve të kaluara në tokën turke, bardheblutë përveç stërvitjeve intensive, zhvilluan edhe katër ndeshje kontrolluese, me çka 3 ndeshje mbyllën me barazim dhe pësuan një disfatë.

Për kanalin zyrtar të FC Shkupit ka folur trajneri i skuadrës nga Çairi, Qatip Osmani.

Sa keni mbetur të kënaqur nga kjo fazë e përgatitjeve?

Osmani: Po jam i kënaqur me punë dhe angazhimin që që kanë bërë deri më tani futbollistët. Edh pse kemi pas vështirësi në aspektin taktiko-teknin dhe na erdhën disa lojtarë të rinj, por unë prapë se prapë mendoj se Shkupi i gatshëm do ta pret fillimin e kampionatit.Në ndeshjet miqësore që kemi luajtur, nuk ishin rezultatet e mira, edhe pse qëllimi ishte që ekipi të përgatitet për kampionat, ashtu që na pret kampionati në të cilin Shkupi sigurisht se do të lufton për kreun e tabelës, aty edhe ku e meriton të jetë.

Sa janë përshtatur në ekip përforcimet që kanë ardhur te Shkupi?

Osmani: Po megjithëse përforcimet erdhën pak me vonesë në fazën përgatitore, jemi munduar që me ta të punojmë edhe në planin e përgatitjes fizike dhe atë taktiko-teknike. Mendoj se janë përshtat mirë. Ndeshjen e fundit miqësore ndaj rumunëve ata u angazhuan nga minuta e parë edhe luajtën relativisht mirë.

Si i keni vlerësuar futbollistët e rinj, si Kurti, Bushi, Alii dhe yë tjerët?

Osmani: Qëllimi ardhjes së këtyre futbollistëve të rinj që i përmendët, sigurisht se është që të përshtaten me atmosferën që të jenë me ekipin e parë, në disa miqësore kishin rast të luajn e në disa jo, por megjithatë janë të rinj dhe presim prej tyre që në vitet e ardhshme të luajnë edhe në ekipin e parë.

Sa do të jetë i vështirë sezoni pranveror dhe cilat janë ambiciet e klubit?

Osmani: Po të gjithë ne e dëshirojmë Evropën, mendoj se Shkupi edhe e meriton Evropën sepse ka ekip për në Evropë, por megjithatë duhet të jemi edhe të kujdesshëm pasi që tabela e klasifikimit tregon se jemi edhe në pjesën e zonës së rrezikut. Por mendoj se Shkupi shumë shpejt do të del nga kjo pozitë dhe do të lufton për në Evropë.

Leave a Reply