Super Uzuni, me dy gola i vetëm mundi ekipin e Istra 1961

Sulmuesi shqiptarë, Myrto Uzuni ka rezultuar deçiziv sonte në fitoren 2:0 të Lokomotivës së Zagrebit ndaj Istra 1961 në ndeshjen e parë të javës së 22-të në elitën e futbollit kroat, njofton “infOSport.mk”.

Uzuni realizoi që të dy golat për skadrën nga Zagrebi, duke i siguruar 3 pikë të reja, që e afrojnë më afër pozitave që sigurojnë Europën.

24-vjeçari Uzuni që të dy golat i realizoi gjatë pjesës së dytë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 3 minutash.

Golin e tij të parë të këtij takimi, reprezentuesi shqiptarë e realizoi në minutën e 63-të, ndërsa në minutën e 66-të shënoi edhe golin e dytë personal, me të cilin vulosi fitoren e 10-të sezonale të Lokomotiv Zagrebit.

Me këtë fitore skuadra e Uzunit, që tashmë numëron 5 gola në kampionat, zë vendin e 5-të në renditje me 34 pikë, një më pak se Osijeku i vendit të katërt.

Përveç Uzunit në këtë ndeshje te Lokomotiva e Zagrebit për gjatë 90-të minutave luajtën edhe dy futbollistët e talentuar shqiptarë, 20-vjeçari Enis Cokaj dhe 21-vjeçari Jon Mersinaj, të cilët ditë më parë zgjatën kontratat e tyre me skuadrën kroate deri në vitin 2024.

Leave a Reply