UEFA përjashton Mançester Sitin nga Liga e Kampionëve për dy edicionet e ardhshme!

Skuadra kampione në fuqi e Anglisë, Mançester Siti është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme nga UEFA, dhe është gjobitur me 30 milionë euro, pasi u zbulua se klubi ka thyer rregullat financiare që ka përcaktuar shtëpia e futbollit europian.

Ashpërsia e përjashtimit për dy sezonet e ardhshme dhe vlera e gjobës, tregon se sa seriozisht UEFA e konsideron se klubi anglez ka shkelur rregullat dhe kodin e sjelljes, shkruan The Guardian, përcjellë “infOSport.mk”.

Mirëpo nga tabori i skuadrës angleze kanë mohuar një gjë të tillë, duke pohuar se nuk i kanë thyer aspak rregullat e UEFA-s.

Kujtojmë të njëjtat akuza ndaj Mançester Sitit, UEFA i kishte bërë edhe gjatë muajit maj të vitit të kaluar, mirëpo edhe atë kohë “citizens” kishin mohuar thyerjen e rregullave, duke thënë se ata i ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”.

Të pakënaqur nga ky vendim i UEFA-s, drejtuesit e Mançester Sitit thonë se do të dërgojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit për sport.

Leave a Reply