Me Mukin në krye, FC Shkupi nuk njeh disfatë…a do jetë ashtu edhe pas ndeshjes me Sileksin!

FC Shkupi sot do të mirëpret Sileksin në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Pas largimit të Qatip Osmanit, edhe këtë herë skuadra nga Çairi do të udhëhiqet nga kapiteni i saj, Muharem Bajrami, për të cilin do të jetë kjo hera e 5-të që do të drejtojë FC Shkupin.

Me Bajramin në krye FC Shkupi së fundmi mundi Struga Trim Lumin në transfertë me shifrat 2:1, ndërsa në tre ndeshjet tjera të deritanishme, skuadra “bardhekaltër” kishte arritur të barazojë.

Për herë të parë FC Shkupin, Muharem Bajrami e kishte udhëhequr në ndeshjen e 31 gushtit të vitit të kaluar kundër Struga Trim Lum (1:1), kur zëvendësoi Umit Karan, i cili kishte dhënë dorëheqje nga posti i trajneri me 26 gusht, ndërsa herën e dytë e kishte drejtuar me 22 shtator të vitit të kaluar në ndeshjen me Akademia Pandev (0:0) në Strumicë.

Kur Muharem Bajrami luan rolin e trajnerit te FC Shkupi, skuadra nga Çairi nuk njeh disfatë: 31.08.2019: Struga Trim…

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 11 март 2020 г.

Atë kohë Bajrami bashkë me Orhan Abdi zëvendësuan të shkarkuarin Bulent Akin, vendin e të cilit më pas e zuri Qatip Osmani, por që debutimin e tij e bëri vetëm me 25 shtator në ndeshjen e Kupës kundër Sileksit.

Ndërkohë në stinroin pranveror, Muharem Bajrami udhëhoqi Shkupin në ndeshjet me Akademia Pandev në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës (1:1) si dhe në ndeshjen e fundit kampionale kundër Struga Trim Lum, ku njëherit shkupjani arriti edhe fitoren e parë me “bardhekaltërit” në rolin e trajnerit, transmeton “infOSport.mk”.

Por parashtrohet pyetja nëse një gjë të tillë do të bëjë edhe ndaj Sileksit, skuadër kjo që në Çair vjen pas një serie prej 11 ndeshjeve pa humbje në kampionat.

Ndeshja FC Shkupi – Sileksit në Çair starton në ora 14:00, mirëpo e njëjta do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Leave a Reply