Barcelona nuk e do titullin në tavolinë, kërkon që kampionati të rifillojë

Pezullimi përfundimtar i kampionateve është një nga skenaret e mundshme për të gjitha shtetet, përfshirë edhe Spanjën. UEFA ka liruar edhe datat e qershorit në mënyrë që kompeticionet të përfundojnë, por nuk dihet nëse mund të mbarojnë në qershor. Nëse jo, atëherë kampione për sezonin 2019/2020 në La Liga do të ishte skuadra e Barcelonës.

“Katalunasit” do të vendosnin sërish në vitrinën e tyre trofeun, por në fakt arritja sportive do të ishte një katastrofë ekonomike.

Barcelona s’e do titullin

Për këtë motiv, drejtuesit e Barcelonës duan që të luajnë dhe të mbyllin sezonin me çdo kusht. Fillimisht për të legjitimuar garën dhe titullin ta fitonte në fushën e lojës, por më shumë për faktin se do të shmangte humbjet e mëdha në aspektin ekonomik. Nëse kampionati nuk do të zhvillohej, atëherë Barcelona nuk do të fitonte asnjë euro nga biletat.

Në sezonin e kaluar fitoi mesatarisht 3.3 milionë euro nga biletat dhe kjo do të thotë se me ndeshjet që do të luheshin në “Kamp Nou” do të përfitoheshin 16.5 milionë euro.

Por këto para nuk do të jenë të lehta për t’u futur në arka sepse skenari më i besueshëm është që kampionati të zhvillohet pa tifozë dhe këto 16.5 milionë euro do të jenë gjithsesi të humbura.

Të drejtat televizive

Nëse kampionati nuk do të përfundonte, atëherë Barcelona nuk do të fitonte të ardhurat nga e drejta televizive. Në total, katalanasit përfitojnë 166 milionë euro, por nuk dihet se sa do të vlenin këto ndeshjet e fundit.

Por një tjetër aspekt që do të rëndonte arkat e klubit të Barcelonës janë premiot për lojtarët. Nëse Barcelona do të fitonte La Ligën, atëherë do të dilnin nga Barcelona edhe 20 milionë euro të tjera. Këto janë disa nga arsyet pse Barcelona nuk do titullin, por thjesht të luhet.

Leave a Reply