Si e kishte rrahur Uilderi burrin që e kishte sharë në rrjete sociale (VIDEO)

Deontej Uilder e kishte rrahur burrin që e kishte sharë në rrjete sociale, Çarli Zelenof në vitin 2014-të, pasi që ky i fundit ia kishte dërguar boksierit të famshëm disa mesazhe raciste dhe ofenduese.

Ish-kampioni i WBC në kategorinë e peshave të rënda ishte pajtuar të takohet me abuzuesin e tij në rrjete sociale, i cili pretendonte se është i pamposhtur në një kamp stërvitor në Los Anxheles, transmeton Gazeta Express.

Uilder kishte udhëtuar deri në Los Anxheles me qëllimin e vetëm për t’ia dhënë një mësim Zelenoffit, i cili kishte bërë komente onlinë për vajzën e boksierit të njohur amerikan, Naieyan, e cila vuan nga një sëmundje e njohur si “spina bifida”.

Tani që të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar me qëllim që të ndalohet sa më shumë përhapja e koronavirusit, tifozët e kanë kujtuar atë përballje mes Uilderit dhe Zelenofit.

Në video mund të dëgjohet se si Uilder i thotë Zelenof që të mos përdorë më kurrë fjalë raciste drejt tij dhe të mos flasë kurrë më për vajzën e tij.

Leave a Reply