Premierliga angleze gati të rifillojë, ja kur do zbresin ekipet në fushë

Në Angli kanë nisur të mendojnë për rifillimin e sezonit futbollistik. UEFA ka bërë me dije që deri në fund të korrikut duhet të jenë vendosur skuadra që do të garojnë në Europë e në këtë mënyrë sezoni duhet të jetë i mbyllur në fushë.

Drejteusit e Federatës angleze kanë nisur nga puna dhe po mendohet që fillimi i stërvitjeve të bëhet në muajin maj, ndërsa kampionati një muaj më vonë në qershor. Të gjitha takimet do të luhen me dyer të mbyllura dhe sezon do të shtrihej deri në korrik.

Saktësisht është data 4 që po mendohet që klubet të zbresin në fushë për të nisur stërvitjen e parë pas ndalesës së kampionatit nga covid-19.

Nuk ka ende një vendim final, por këto janë datat që po mendohen për momentin me shpresën se gjendja nga coronavirusi do të përmirësohet. Gjithashtu po mendohet që për lojtarët të mos ketë shumë pushime verë pasi sezoni tjetër do të nis disa javë pas përfundimit të këtij aktual.

Leave a Reply