Muamed Sejdini: FFM është me klubet, të bashkuar kalojmë këtë krizë

Numri një i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini në këtë kohë të krizës së pandemisë COVID-19, me një letër të hapur u drejtohet gjithë përfaqësuesve të komunitetit të futbollit në vendit tonë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, përmes faqes zyrtare të FFM-së, paralajmëroi se është në koordinim me klubet dhe Komisarin për Gara të FFM-së, për të parë të gjitha zgjidhjet e mundshme për vazhdimi e sezonit. Sejdini potencoi se ndërprerja e sezonit është obsioni i fundit dhe se FFM do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për të ndihmuar klubet dhe punëtorët sportiv, duke shtuar se në rast se jipen ndihma financiare nga UEFA të njëjtat do ti dedikojë klubeve të futbollit në përgjithësi. Mos shfrytëzimi i ndihmës financiare nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, ishte një ndër vendimet e para të FFM-së që u përshëndet nga Agjencioni për Rini dhe Sport, e që më vonë u ndoq edhe nga federata tjera sportive që njejtë si Federata e futbollit pjesën e mbështetjes finansiare që u takonte nga Qeveria e lanë të orientohet si donacion në sektorë ku është më e nevojshme. Presidenti Sejdini njoftoi se FFM  ka përcjellë deri te Agjencia për Rini dhe Sport dokumentacionet e klubeve për shfrytëzim të mbështetjes finansiare. Numri një i futbollit thotë se mezi pret riaktivizimin e futbollit edhe në vendin tonë, mirëpo deri atëherë do të duhet të përcillen rekomandimet mjekësore në kohën e pandemisë “Covid 19”.

Në vijim ju sjellim letrën e plotë të presidentit të FFM-së, Muamed Sejdini:

https://ffm.mk/al/muamed-sejdini-unitet-dhe-solidaritet-per-dalje-nga-kriza

“Të nderuar përfaqësues të klubeve,

të nderuar përfaqësues të Lidhjeve Komunale të futbollit,

të nderuar mbështetës dhe tifozë të futbollit,

Të përballur me pandeminë COVID-19 besoj se një gjë për gjithë ne është shumë e qartë:

shëndeti është në plan të parë dhe kuptohet edhe para futbollit dhe sportit në përgjithësi.

“Si rezultat i përhapjes së virusit korona është e qartë se kanë ndryshuar gjithë rrethanat në futboll për këtë vit garues. Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me klubet e futbollit dhe komisionin për gara në federatë punon në një sërë zgjidhjesh praktike si përgjigje për situatën e krijuar. Duke ndjekur vazhdimisht situatën momentale, komisioni i FFM-së që bart përgjegjësinë e kalendarit të ndeshjeve, në një afat sa më të shkurtër kohor do të prezantojë opsionet për të mbyllur sezonin garues në futbollin tonë. Kuptohet, në kushte që do të diktohen nga autoritetet përgjegjëse të vendit. Ndërperja e sezonit aktual është opsioni i fundit i mundur, nëse asnjë prej zgjidhjeve alternative nuk do të mundësonte përfundimin e ndeshjeve të mbetura në ligat e futbollit të Maqedonisë.

“Kriza aktuale shëndetësore në mënyrë dramatike ndikon dhe rrezikon gjithë industritë dhe sektorët ekonomik. Futbolli nuk është përjashtim dhe patjetër të gjendet zgjidhje për situatën momentale me shpresë se qëllimi do të jetë ruajtja e vendeve të punës dhe respektimi i barabartë i intereseve të klubeve dhe futbollistëve.

“Federata e futbollit të Maqedonisë, si gjithmonë deri tani, ndaj shoqërisë së futbollit do të tregojë përgjegjësi, unitet dhe solidaritet. Do të shfrytëzojmë gjithë mekanizmat që kemi në dispozicion në drejtim të çfarëdoqoftë ndihme për klubet dhe punëtorët e futbollit. Si federatë jemi në komunikim të vazhdueshëm me UEFA-në dhe FIFA-n dhe nëse do të ndahet fond i caktuar solidar që do ta shfrytëzonin federatat, FFM në tërrësi do ta orientojë për klubet.

“Mos shfrytëzimi i mbështetjes finansiare nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte një prej vendimeve të para të cilat udhëheqësia e FFM-së solli që në start të krizës shëndetësore dhe na vjen mirë që Agjencia për Rini dhe Sport në mënyrën e duhur njohu dhe përshendeti vendimin tonë. Na gëzon fakti që edhe federata tjera sportive kanë bërë të njejtën dhe japin mbështetje për vlerat kyçe në situata të këtilla. Njëkohësisht, FFM ka përgatitur dhe ka dorëzuar deri te Agjencioni për Rini dhe Sport të gjitha lëndët e arritura nga klubet e futbollit për shfrytëzimin e mbështetjes finansiare.

 

Leave a Reply