Zyrtare, caktohet data e rifillimit të Serie A

Në Itali gjendja po shkon drejt stabilizimit, teksa tashmë edhe “Serie A” ka propozuar që të vazhdojnë sezonin, edhe atë duke filluar nga 13 qershori.

Në mbledhjen e mbajtur sot nga klubet dhe krerët e federatës italiane është propozuar që garat të rifillojnë më 13 qershor ose më së largu më 20 qershor, teksa fundi i sezonit 2019/2020 synohet të ndodh më 2 gusht.

Kjo është konfirmuar edhe nga një njoftim i lëshuar nga “Lega Serie A”, teksa tani ky vendim i tyre duhet të miratohet edhe nga Qeveria italiane.

Vlen të theksohet se protokolli shkruan, nëse një lojtar ose anëtar i stafit testohet pozitivisht për COVID-19 pas fillimit të stërvitjeve në grup të hënën, atëherë e gjithë skuadra do të duhet të shkojë në karantinë për 15 ditë.

Leave a Reply