Juventusi nuk lëshon frontin, mund në transfertë Xhenoan e Behramit dhe Pandevit (VIDEO)

Juventusi nuk ka ndërmend të lëshojë frontin edhe këtë vit në “Serie A”, teksa vazhdon të udhëheq vallën edhe pas javës së 29-të, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Mauricio Sarri sonte në stadiumin “Luixhi Feraris” mposhtën Xhenoan e Valon Behramit dhe Goran Pandevit me rezultatin 3:1.

Që të 4 golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa fitoren e “bardhezinjëve” e paralajmëroi Paolo Dybala në minutën e 50-të.

Nuk vonoi shumë dhe Kristiano Ronaldo në të 57-tën dyfishoi epërsinë e Juves, derisa Diego Kosta me golin e shënuar në minutën e 73-të solli siguri në rezultat.

Gjithçka që mundën të bëjnë futbollistët vendas në këtë ndeshje, ishte goli i shënuar nga Pinamonti në minutën e 76-të.

Vetëm dy minuta pas golit të shënuar, Pinamonti u zëvendësua nga Goran Pandev, derisa Valon Behrami edhe në këtë ndeshje luajti për gjatë 90-të minutave.

Me këtë fitore, Juventusi arriti të ruajë distancën prej 4 pikëve ndaj Lacios së Strakoshës, që më herët si mysafir mundi Torinon (2:1). Juventusi në 29 javë kampionat ka tubuar 72 pikë, Lacio 68, ndërkohë Xhenoa me 26 pikë ndodhet në pozitën e 17-të.

Leave a Reply