Besart Ibraimi: Vazhdojë me zemër për Shkëndijën

Besart Ibraimi ka vazhduar kontratën me Shkëndijën, duke gëzuar të gjithë tifozët “kuqezi”. Bomberi kërçovarë ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtarë ai ka premtuar edhe shumë gola dhe trofe me fanellën “kuqezi”.

Me shumë dëshirë, për dashurinë e zjarrtë që kam për Shkëndijën, Tetovën e ‘Ballistët’ do vazhdoj ta bartë fanellën ‘kuq e zi’. Sot me kryesinë e klubit jemi dakorduar për të nënshkruar një kontratë tjetër dy vjeçare. Faleminderit Shkëndijës, për besimin dhe munësinë e dhënë. Me pasion do vazhdoj ta djersis fanellën ‘kuq e zi’. Na presin shumë sfida, i etur për gola e për trofe. #Shkëndija #Ballistët #Tetova❤️ – kishte shkruar Besart Ibraimi në profilin e tij zyrtarë në facebook.

Leave a Reply