KF Vardari transferon futbollistin e Shkëndijës

KF Vardari nga Forina ka arritur marrëveshje për huazimin e talentit të Shkëndijës, Kushtrim Tairi, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 19-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e përfaqësueses U19 të Maqedonisë.

Ndryshe Tairi bëhet përforcimi i tretë i Vardar Forinës, pas Dejan Leskaroskit dhe Amir Jashar. Përveç këtyre transferimeve, drejtuesit e Vardar Forinës, njëkohësisht kanë vazhduar bashkëpunimin me Ylber Lumën, Arijan Ejupin dhe Halil Berishën.

Leave a Reply