Dortmundi fiton garën ndaj Junajtedit për shërbimet e senzacionit anglez

Borusia e Dortmundit njihet si skuadër që nuhat bukur mirë futbollistët e talentuar, ndërsa rasti më i freskët ka të bëjë me futbollistin anglez të Birminghamit, Bellingham.

Ky i fundit raportohet se me “milionerët” do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare, ndërsa shuma që do të duhet të paguajnë drejtuesit e Dortmundit, kap shifrën e  25 milionë eurove.

I riu, i cili sapo ka mbushur 17 vjeç, është shumë i kërkuar pasi ka zënë vend në ekipin e parë të Birmingham nën drejtimin e trajnerit Pep Clotet.

Dortmundi ka kohë që ka shprehur interesim për Bellingham, dhe në këtë drejtim janë rivalizuar edhe nga gjigandët anglez të Mançester Junajtedit.

Sidoqoftë, raportet e së enjtes sugjerojnë se Dortmund ka fituar garën për të riun.

Një njoftim rreth finalizimit të këtij transferimi nga Borusia Dortmund, pritet të vijë së shpejti.

Leave a Reply